Sport

Futbollisti i njohur kosovar drejtuar ish-klubit të tij: Turpi nuk mund të jetë ndryshe, ka dy vite që kërkoj paratë e mija

Autori: Gazeta inFokus 19:52 | 18 October 2021

Mbrojtësi i njohur kosovar, Thesar Ismajli, ka shfaqur edhe një herë problemet e mëdha që kanë futbollistët në Kosovë për t’i marrë pagat e tyre nga klubet ku ata luajnë, shkruan Gazeta inFokus.

Ismajli përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në facebook është shprehur i pakënaqur me trajtimin që po i bënë klubi i tij për pagat e mbetura borxh.

Ai ka thënë se turpi nuk mund të jetë ndryshe, pasi ka dy vite që nuk merr asnjë përgjigje nga klubi i Ferizaj për shlyerjen e borxhit.

-Advertisement-

“Turpi nuk mund të jetë ndryshe, përveç se kështu. U bën gati 2 vite dhe asnjë përgjegjësi për borxhin e mijëra eurove ndaj meje prej klubit te Ferizaj”, ka shkruar Thesar Ismajli.

Me pas 23 vjeçari shtoi se ka telefonuar me qindra herë klubin për detyrimet që i ka ndaj tij, mirëpo që nuk janë shlyer ende.

“Ju kam telefonuar me qindra herë për paratë e mija dhe ka shkuar shumë herë, por që nuk ka marrë asnjë përgjigje. E vetmja përgjigje që ka qenë ishte do të ju shlyhen të gjitha borgjet, pasi ka ardhur një aksionar i ri, por që kjo ende nuk ka ndryshuar asgjë”, përfundoi Ismajli.

Më poshtë keni postimin e Thesar Ismajlit në facebook./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera