Sport

Futbollisti i Kosovës që luajti ndaj Gjeorgjisë dhe Greqisë do të mungoj ndaj Spanjës, kjo është arsyeja

Autori: Gazeta inFokus 17:43 | 06 September 2021

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës në futboll, Bernard Challandes, nuk do të mund të llogaritë në shërbimet e sulmuesit, Lirim Kastrati, për ndeshjen ndaj Spanjës, shkruan Gazeta inFokus.

Kjo pasi futbollisti me i ri i Legia Varshavës u ndëshkua me karton të verdhë në takimin që ‘Dardanët’ e zhvilluan të dielën mbrëma ndaj Greqisë, ku ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.

Sulmuesi kosovar me karton të verdhë u ndëshkua edhe në sfidën ndaj Gjeorgjisë që u mbyll me rezultat 1-0 në favor të Kosovës.

Për shkak të këtyre dy kartonëve, Lirim Kastrati, është i suspenduar për ndeshjen ndaj Spanjës.

Ballafaqimi mes kosovarëve dhe spanjollëve do të zhvillohet të mërkurën nga ora 20:45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Kjo përballje do të luhet në kuadër të xhiros së pestë në Grupin B, për kualifikimet e Kampionatit Botëror ‘Katar 2022’.

Edhe në këtë takim Kosova do të përkrahet nga 1.000 shikues, pasi Ministria e Shëndetësisë nuk lejon më shumë për shkak të koronavirusit, i cili është shpërndarë shumë javëve të fundit në vendin tonë./Gazeta inFokus/

Të tjera