Futbollisti i kombëtares së Kosovës zë vend në 11-shën më të mirë të Norvegjisë
Autori: Gazeta inFokus 21:21 | 03 December 2019
Kampionati norvegjez ka përfunduar këtë javë me Molden që është shpallur kampione e shtetit.
Në Ligën e Evropës kanë shkuar dy skuadrat Rosenborg dhe Bodo/Glimt, ndërsa edhe në këtë kampionat shkëlqyen futbollistët shqiptarë.
Herolind Shala, Elbasan Rashani, Liridon Kalludra, Flamur Kastrati, Zymer Bytyqi, Ylldren Ibrahimaj e Veton Berisha ishin vetëm disa nga futbollistët shqiptarë që patën paraqitje të mira këtë vit, shkruan Gazeta Sheshi.
E mesfushori i Kosovës, Herolind Shala është vlerësuar jashtëzakonisht shumë, pasi është përfshirë në formacionin më të mirë të vitit në Norvegji nga gazeta më e madhe në Norvegji, VG.no.
Edhe pse Valerenga e tij nuk arriti të kapë një pozitë që i dërgon në Evropë, Shala ishte ndër lojtarët më të mirë në kampionatin norvegjez.
27-vjeçari zhvilloi 21 ndeshje këtë edicion duke munguar në nëntë prej tyre shkaku i lëndimeve, por shënoi gjashtë gola dhe bëri pesë asistime si mesfushor defensivë.
Ky është një vlerësim shumë i madh për Shalën i cili tregoi edhe njëherë se ka vlera të mëdha duke shkëlqyer në kampionatin elitar të Norvegjisë.
Gjithsesi mbetet të shihet nëse Shala do të vazhdoj te Valerenga, apo do të ketë ndonjë klub më të madh që e dëshiron pas paraqitjeve fantastike me klubin nga kryeqyteti norvegjez dhe me Kosovën.
Të tjera
-
Pamje që tregojnë se si iu dështoi hajnave, grabitja e bankës në Suharekë
Banka ‘TEB’ në qytetin e Suharekës është sulmuar në orët e para të mëngjesit ...
-
Përplasje për veshjen e Vlora Çitakut në pritjen vjetore të organizuar nga Shtëpia e Bardhë
Kritiku letrar, Reshat Sahitaj ka kritikuar veshjen e Ambasadores së Kosovës ...
-
Basha: 1200 euro për mjekët, 700 për infermierët
Gjatë fjalës së tij në Akademinë Politike të Forumit Rinor të Partisë Demokra...
-
Katër viktima nga tërmeti i fuqishëm në Filipine
Tërmeti i fuqishëm që ka goditur Filipinet mori jetën e katër personave. N...
-
Parisi në “kollaps”! Ndalohet transporti hekurudhor, mbyllen fabrikat
Pas mobilizimit disaditor kundër reformës së pensioneve, në Francë qarkullimi...
-
Inspektohen punimet e ndërtimit të fabrikës për riciklimin e mbeturinave në Mitrovicë
Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka inspektuar punimet që janë...
-
Sami Lushtaku merr pjesë në dasmën këngëtarit Mc Kresha
Ish-deputeti nga radhët e PDK-së, Sami Lushtaku gjatë kësaj të diele ka marru...
-
Ryshfeti në Qeverinë e Kosovës kishte shkuar edhe deri te armata e zëvendësministrave
Qeveria Haradinaj njihej si qeveria që kishte gati 80 të tillë. Musa Cena, nj...
-
Po ndiqte tre kosovarë pa mjete identifikuese, vritet pjesëtari i Policisë Kufitare në Mal të Zi
Pjesëtari i Policisë Kufitare M.L. vdiq në një spital pasi u plagos rëndë nga...
-
Geci: Askush nuk mund t’ia mohojë të drejtën LDK-së për propozimin e Presidentit
Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e LDK-së Gani Geci ka thënë se...
-
Lajmi i fundit: Treni godet një veturë afërsi të aeroportit, një person i lënduar
Një aksident ka ndodhur në rrugën e re të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jasha...
-
LVV-LDK-së: Nuk kemi thënë askund që nuk e pranojmë Presidentin nga LDK
Deputetja e VV-së Arbërie Nagavci i është kundërpërgjigjur deputetes së Lidhj...