Sport

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës që po e ‘djegë’ instagramin

Autori: Erion Maliqaj 20:57 | 09 January 2020

Përveç garës në fushën e blertë një “luftë” e madhe ndërmjet futbollistëve zhvillohet edhe në rrjetet sociale, veçanërisht në instagram, shkruan Gazeta inFokus.

Në këtë mes janë edhe yjet e Kombëtares se Kosovës, të cilët me paraqitjet që kanë pasur me kombëtaren dhe skuadrat e tyre e kanë rritur numrin e ndjekëseve në instagram.

Sulmuesi i Kosovës dhe i Fenerbahces, Vedat Muriqi përveçse në fushën e blertë ai është kampion edhe në instagram.

-Advertisement-

Muriqi pas transferimit në Fenerbahce ka arritur numrin e 498 mijë ndjekësve, duke u bërë kështu futbollisti kosovar që ka më së shumti fansa në rrjetin social ‘instagram’.

Pas tij vjen futbollisti i Werder Bremenit, Milot Rashica, që numëron mbi 236 mijë ndjekës në profilin e tij zyrtar.

Pozitën e tretë e mbanë talenti prishtinas, Edon Zhegrova.

Edhe pse Zhegrova nga një numër i madh i fansave kosovar cilësohet si futbollist i instagramit, ai nuk është lider në këtë rrjet social, pasi renditet i treti me mbi 200 mijë followersa.

Pozitën e katër sa i përket numrit të followersave në instagram e mbanë portieri, Arjanet Muric, i cili numëron 133 mijë fansa.

Top 5-shen e mbyllë mesfushori i Lazios, Valon Berisha, i cili ka 74 mijë fansa.

Ndryshe, futbollistët e Kombëtares së Kosovës përveç instagramit posedojnë edhe rrjete tjera sociale si Facebook, Snapchat e Twiter, por instagrami mbetet vendi ku ata janë më aktiv dhe kanë më së shumti ndjekës./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera