Sport

Futbollisti i kombëtare shqiptare i shënon gol Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 21:09 | 13 July 2021

Prishtina dhe Ferencvarosi po luajnë momentalisht duelin kthyes në kuadër të raundit të parë kualifikues në Ligën e Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

Në takimin që po zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, skuadra e Ferencvarosit ka kaluar në avantazh me të filluar pjesa e dytë.

Golin për ekipin hungarez e realizoi futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Myrto Uzuni.

-Advertisement-

Ai shënoi në minutën e 48’ të ndeshjes dhe në shenjë respekti për skuadrën kosovare nuk festoi./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera