Sport

Futbollisti i Kazakistanit që shënoj golin nga gjysma e fushës

Autori: Gazeta inFokus 14:33 | 17 November 2020

Ndeshja e fundjavës mes Shqipërisë dhe Kazakistanit i takoj kombëtares ‘Kuqezi’, shkruan Gazeta inFokus.

Shqipëria arriti të triumfonte me rezultat 3-1, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin ‘Air Albania’ në Tiranë.

Golin e vetëm për mysafirët e shënoj mesfushori, Aibol Abiken, i cili arriti të realizonte një gol të mjaft interesant nga gjysma e fushës.

-Advertisement-

Në një intervistë për mediat vendase, Abiken, ka thënë që e ka shfrytëzuar rastin për të shënuar në momentin kur e ka parë portierin, Berishën, duke u larguar nga vendi i tij.

“Derisa u afruam në qendër të fushës, e pashë portierin që largohej nga porta dhe e shfrytëzova rastin”, është shprehur Abiken.

Mesfushori po ashtu u ka kërkuar falje tifozëve si dhe ka thënë që do të mundohen të fitojnë ndaj Lituanisë.

“Së pari, në emër të gjithë ekipit, unë do të doja t’u kërkoja falje tifozëve të Kazakistanit. Fatkeqësisht, në nuk fituam.

Ne duhet të mundim Lituaninë në shtëpi, nuk ka vend për t’u tërhequr, ne do të bëjmë më të mirë” ka përfunduar realizatori i golit, të cilin mund ta gjeni më poshtë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera