Sport

Futbollisti i Chelseas ‘nënçmon’ Real Madridin, kjo është deklarata befasuese e tij pas kalimin të finale

Autori: Gazeta inFokus 23:31 | 05 May 2021

Chelsea është kualifikuar në finale të Ligës së Kampionëve, pasi e ka eliminuar Real Madridin me rezultat të përgjithshëm 3-1, shkruan Gazeta inFokus.

Në duelin kthyes të zhvilluara sonte në ‘Stamford Bridge’, londinezët triumfuan me rezultat 2-0, me golat e sh1%nuar nga Timo Werner dhe Mason Monut.

Pas ndeshje ka folur sulmuesi, Mason Mount, i cili ka thënë se është dashur ti shënojnë pesë gola madrilenëve.

-Advertisement-

“Është dashur t’i kemi rreth pesë gola. Ne kemi dy finale të mëdha, shpresojmë që t’i fitojmë të dyja. Finalja e Ligës së Kampionëve do të jetë diçka masive”, ka thënë Mount pas ndeshjes.

Chelsea në finale do të takohet me Manchester Cityn, që mbrëmë ka mënjanuar PSG-në.

Finalja e madhe mes Chelsea dhe City do të luhet me 29 maj në Stamboll./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera