Sport

Futbollisti 21-vjeçar del publikisht dhe e pranon: Jam homoseksual

Autori: Gazeta inFokus 17:19 | 27 October 2021

Marrëdhënia mes LGBT-së dhe sportit nuk ka qenë e lehtë, aq më pak në futboll.

Shumë pak lojtarë e kanë pranuar publikisht homoseksualitetin e tyre dhe ata që e kanë pohuar, si për shembull, ish-lojtari gjerman Tomas Hitzlperger ka varur këpucët në gozhdë.

Këtë tabu e ka thyer futbollisti Josh Cavallo i nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka pranuar homoseksualitetin e tij.

-Advertisement-

Mes tensionit, psherëtimash dhe në prag për t’u shpërthyer në lot, 21-vjeçari ka rrëfyer gjithçka për jetën e tij.

Aktualisht, Cavallo është pjesë e skuadrës Adelaide United në Australi dhe aktivizohet me kombëtaren e moshave australiane.

Asnjëherë më parë nuk kishte ndenjur që në kampionatin australian një futbollist të fliste hapur mbi prirje seksuale.

Lajmi ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, ku të shumtë ishin ata që i dolën në krah futbollistit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera