Sport

Futbollistët e skuadrës që synon inkuadrimin në Superligë kryejnë testet mjekësore, kjo është gjendja e tyre

Autori: Gazeta inFokus 22:30 | 14 January 2021

Dukagjini e ka mbyllur stinorin vjeshtor në Grupin A të Ligës së Parë si lider me 26 pikë, aq sa ka edhe Malisheva që ka përfunduar e dyta, shkruan Gazeta inFokus.

Klinasit ka disa ditë që kanë filluar përgatitjet për stinorin pranveror me të vetmin qëllim inkuadrimin në Superligë.

Gjatë ditës së sotme futbollistët e skuadrës së Dukagjinit i kanë kryer testet mjekësore për të parë gjendjen fizike, e ku të gjithë kanë dalë në gjendje të mirë.

Të drejtuarit e trajnerit, Armend Dallku, në fund të muajit janar do të udhëtojmë për në Antalia të Turqisë, atje ku do ta kryejnë fazën kryesore përgatitore për fazën e dytë të kampionatit./Gazeta inFokus/

Të tjera