Sport

Futbollistët e Prishtinës largohen nga spitali i Gjilanit

Autori: Gazeta inFokus 20:57 | 08 July 2020

Pas përfundimit të ndeshjes Gjilani 2-1 Prishtina ka pasur tensione të mëdha në stadiumin e qytetit në Gjilan, shkruan Gazeta inFokus.

Prishtinasit u ndanë të pakënaqur me ndarjen e drejtësisë, e ku ndërhyri edhe policia e Kosovës për ta evituar ndonjë përleshje të mundshme.

Policët hedhen gaz lotësjellës, e ku e pësuan Armend Dallku, Labinot Ibrahimi, Lorik Boshnjaku dhe Atdhe Halimi.

-Advertisement-

Faqja e klubit të ‘bardhekaltërve’ minuta më parë ka njoftuar se të gjithë të lënduarit nuk kanë dëmtime të mëdha dhe janë liruar nga spitali.

Më poshtë keni njoftimin e klubit të Prishtinës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera