Sport

Futbollistët e Prishtinës demoluan zhveshtoret e Dritës, reagon klubi nga Gjilani

Autori: Gazeta inFokus 00:07 | 09 July 2020

Pas përfundimit të ndeshjes Gjilani 2-1 Prishtina, ka pasur tensione të shumta në stadiumin e qytetit në Gjilan, shkruan Gazeta inFokus.

Prishtinasit u ndanë shumë të pakënaqur me ndarjen e drejtësisë në këtë takim, ku kërkuan llogari nga gjyqtarët e ndeshjes, por ndërhyri polica e Kosovës për të evituar një përleshje të mundshme.

Policët hedhen gaz lotësejllës për ta shpërndarë turmën, e këtu pësuan lëndime trajneri i Prishtinës, Armend Dallku dhe disa futbollistë tjetër kryeqytetas.

-Advertisement-

Përveç kësaj, një zyrtar i Prishtinës është përplasur verbalisht më drejtorin sportiv të Dritës, Valon Zymberin.

Megjithatë, kjo nuk ishte e tera, pasi lojtarët e skuadrës së Prishtinës kanë demoluar edhe zhveshtoret e klubit të Dritës.

E pas gjithë kësaj ngjarje ka reaguar ashpër edhe klubi i Dritës nga Gjilani.

Gjilanasit do ta njoftojnë FFK-në dhe organet tjetra përkatëse për atë së çfarë ndodhi në zhveshtoret e tyre.

Më poshtë keni reagimin e plotë të klubit Drita./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera