Sport

Futbollistët e Napolit marrin rezultatet e testeve për koronavirus

Autori: Gazeta inFokus 11:25 | 13 October 2020

Të gjithë futbollistët e Napolit, pas ritestimit për koronavirus kanë rezultuar negativ, shkruan Gazeta inFokus.

Skuadra e Amir Rrahmanit ishte në vet izolim që nga java e kaluar pasi Elijf Elmas dhe Piotr Zielinski kishin dalur pozitiv.

Por, pas gjitha testimeve të kryera, përfshirë edhe atë të ditës së hënë të gjithë lojtarët e Napolit kanë dalë negativ.

-Advertisement-

Amir Rrahmani, që nuk arriti të grumbullohej me kombëtaren e Kosovës për ndeshjet e muajit tetor në Ligën e Kombeve, përfshirë atë kundër Maqedonisë Veriore që ishte ndeshje jetike, u kritikua shumë nga tifozët ‘Dardan’.

Këto kritika nuk i pëlqyen aspak kapitenit të Kosovës, i cili pas ndeshjes reagoi duke treguar që arsye e mosardhjes së tij ishte pikërisht izolimi në të cilin gjendeshin të gjithë lojtarët e klubit italian.

Tashmë Napoli duhet të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Atalantës, që do të luhet të shtunën në ligë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera