Sport

Futbollistët e Llapit stërviten nëpër borë

Autori: Gazeta inFokus 17:48 | 12 January 2022

Futbollistët e skuadrës së Llapit ka një javë që kanë filluar përgatitjet për stinorin pranveror që pritet të nisë në fillim të muajit shkurt, shkruan Gazeta inFokus.

Llapjanët gjatë ditës së mërkurë e kanë shfrytëzuar borën që ka rënë ditëve të fundit për të bërë vrapime në Parkun e Pishave në Podujevë.

Të pranishëm në stërvitje kanë qenë pjesa më e madhe lojtarëve, të cilët edhe sot janë parë në disponim të mirë.

-Advertisement-

Llapi fazën kryesore përgatitore do ta kryej për rreth dy javë në Antalia të Turqisë, ku edhe do ti zhvilloj disa ndeshje miqësore.

Ekipi i drejtuar nga Tahir Batatina do ta nisë pjesën e dytë të kampionatit nga pozita e katërt me 29 pikë, 6 me pak se Gjilani që kryeson tabelën.

Krahas ‘luftës’ për titull kampion, llapjanët janë në garë edhe për Kupën e Kosovës, ku në çerekfinale do të takohen me Ferizajn.

Më poshtë keni pamje të stërvitjeve të Llapit gjatë kësaj të mërkure në Podujevë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera