Sport

Futbollistët e Llapit ‘braktisin’ stadiumin ‘Zahir Pajziti’, ja ku kanë stërvitur sot

Autori: Gazeta inFokus 23:03 | 15 September 2020

Klubi i Llapit është duke vazhduar përgatitjet për fillimin e edicionit të ri në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Llapjanët stërvitjet e ditës së sotme i kanë kryer në fushën më bari natyral në Merdarë.

Llapi përmes një postimi në faqen zyrtare në facebook ka njoftuar se, Liridon Leci, i ka këputur ligamentet e gjurit, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës ka stërvitur sipas planprogramit të shtabit teknik.

-Advertisement-

“Skuadra po vazhdon me ecurinë e përgatitjeve sipas planprogramit të paraparë nga shtabi teknik dhe sot është stërvitur në fushën me bari natyral të stadiumit në Merdarë.

Skuadra është në gjendje të mirë fizike dhe maksimalisht e përgatitur për nisjen e kampionatit, përveç futbollistit Liridon Leci i cili në ndeshjen kontrolluese ndaj Skënderbeut ka këputur ligamentet e këmbës së djathtë dhe pas rezonancës së bërë sot, Leci duhet t’i nënshtrohet operimit”, thuhet në njoftimin e klubit nga Podujeva.

Elita e futbollit kosovar pritet të nisë me 19 shtator, por akoma Qeveria e vendit nuk ka vendosur për shfuqizimin e vendimit ku pezullon të gjitha aktivitetet sportive./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera