Lajme

Futbollistët e kombëtares nisen drejt Izraelit, udhëtojnë pa Agim Ademin

Autori: Gazeta inFokus 10:52 | 24 March 2023

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka nisur rrugëtimin drejt Izralit ku do të fillojë ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

“Dardanët” këtë radhë do të udhëtojnë pa kryetarin e federatës, Agim Ademin, për shkak se ai do të vuaj arrest shtëpiak me kohëzgjatje prej 30 ditëve.

Kosova të shtunën do të përballet më Izraelin në kuadër të Grupit I, në ndeshjen që do të fillojë nga ora 18:00.

-Advertisement-

Tre ditë më vonë, Kosova do të pres në shtëpi Andorrën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova lanson Kredinë për Ekonominë Qarkore – e para dhe e vetmja e këtij lloji në Kosovë
-Advertisement-

Të tjera