Sport

Futbollistët e Kombëtares me zemër të madhe, marrin iniciativë për t’i ndihmuar popullit shqiptar

Autori: Gazeta inFokus 22:11 | 27 November 2019

Futbollistët e Kombëtares së Shqipërisë kanë vendosur ta ndihmojnë popullin shqiptar të prekur nga tërmeti.

Shumë viktima ka lënë tërmeti i fuqishëm që goditi Durrësin, ndërsa qindra të tjerë janë të lënduar.

Mijëra familje kanë mbetur pa kulm mbi kokë, por ndihmat për ta janë të shumta nga gjitha anët e botës ku ka shqiptarë, shkruan Gazeta Sheshi.

-Advertisement-

Iniciativë fantastike kanë ndërmarrë edhe futbollistët e Kombëtares së Shqipërisë për t’i ndalë në ndihmë të prekurve nga tërmeti.

Ata kanë publikuar edhe xhillollogarinë bankare në rrjetet sociale për t’i ndihmuar të prekurit, ndërsa kanë dhuruar edhe vet mijëra euro.

Një gjest fantastik nga futbollistët e Kombëtares së Shqipërisë për popullin e tyre që gjithmonë i përkrahë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera