Sport

Futbollistët e Dritës testohen për Covid-19

Autori: Gazeta inFokus 13:18 | 21 September 2020

Futbollistët dhe tërë klubi i Dritës sot ka kryer testet për Covid-19, para nisjes për në Poloni, shkruan Gazeta inFokus.

Kampionia e Kosovës do të takohet me Legian e Varshavës në kuadër të raundit të tretë për Ligë të Evropës, pasi eliminoj Sileksin javën e kaluar.

Gjilanasit tashmë kanë kryer testimin dhe po presin rezultatet. Deri më tani ‘bardhë e kaltërit’ kanë qëndruar në një hotel në Shqipëri.

-Advertisement-

Takimi do të zhvillohet ditën e enjte më fillim nga ora 20:30 në Poloni./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera