Sport

Futbolli në zi, mbrojtësi 22-vjeçar humb jetën gjatë stërvitjes në Argjentinë

Autori: Gazeta inFokus 13:11 | 30 November 2022

Futbolli në zi. Andres Balanta humbi jetën papritur, në moshën 22-vjeçare gjatë një seance stërvitore.

Qendërmbrojtësi konsiderohej si një talent, ndërsa vitin e kaluar ai fitoi titullin me Deportivo Cali, dhe aktualisht ishte i huazuar te skuadra argjentinase Atletico Tucuman.

Balanta u rrëzua përtokë pa ndjenja ditën e djeshme teksa stërvitej me skuadrën e tij, ndoshta për shkak të një ataku kardiak dhe më pas ndërroi jetë menjëherë në spital.

-Advertisement-

“Atletico Tucuman ndjen keqardhje që konfirmoi vdekjen e futbollistit kolumbian Andres Balanta. Ne jemi pranë familjes dhe miqve të tij në këtë kohë të vështirë.” thuhet në një postim në “Twitter” nga klubi argjentinas.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera