Sport

Futbolli në Shqipëri në kaos total, Kategoria Superiore vazhdon bojkotin!

Autori: Gazeta inFokus 18:04 | 12 October 2020

Liga e Profesionistëve ka vendosur sot me unanimitet të vazhdojë bojkotin e kampionatit të futbollit.

Vendimi është bërë publik sot pas takimit të zhvilluar në ambientet e “Air Albania”, ku i pranishëm ishin përfaqësues të klubeve të Superiores, si dhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, me shefin e garave, Marjus Sulejmani si dhe Presidenti i Ligës, Edvin Libohova, bën të ditur e përditshmja shqiptare “Panorama Sport”.

Presidenti i Ligës, Edvin Libohova u shpreh sot se qëndrimi është i pandryshuar dhe se Liga Profesioniste do të jenë në pritje të takimit me Qeverinë për të zgjidhur kërkesat e tyre.

-Advertisement-

“Pas diskutimeve u vendos që të vazhdojnë, deri në momentin e zgjidhjes së kërkesave. Jemi në pritje të një takimi me qeverinë. Vendimi për të vazhduar bojkotin ishte unanim”, tha Libohova.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera