Futbolli anglez në zi, shuhet kampioni i botës i vitit 1966

Autori: Gazeta inFokus
15:48 | 12 February 2019
Futbolli anglez mban zi për Gordon Banks. Ish-portieri legjendar i përfaqësueses angleze u nda nga jeta në moshën 81-vjeçare, lajm që u konfirmua nga familjarët e tij.
I cilësuar si një prej lojtarëve më të mëdhenj në pozicionin e tij, Gordon Banks është shpallur nga FIFA si portieri më i mirë i vitit në 6 raste, ndërkohë që me përfaqësuesen e Anglisë ka luajtur 73 ndeshje, duke u shpallur edhe kampion bote në vitin 1966.
Gordon Banks mbahet më shumë mend për pritjen e tij ndaj gjuajtjes së Pelesë në ndeshjen mes Anglisë dhe Brazilit në Botërorin e vitit 1970, të zhvilluar në Meksikë.
I lindur në Shefilld, Gordon Banks e nisi karrierën e tij te Chesterfield përpara se të bashkohej me Leicester në 1959 për 7000 paund. Te skuadra e Dhelprave ai spikati si portier dhe në vitin 1963 bëri debutimin e tij me pëfaqësuesen angleze në ndeshjen me Skocinë.
Gjatë Botërorit të vitit 1966, Banks u aktivizua në të gjitha ndeshjet dhe kulmi ishte finalja e Wembley-t me Gjermaninë, që Anglia e fitoi 4-2.
Gjatë 8 sezoneve të qëndrimit te Leicester, Banks ka arritur dy herë në finale të Kupës së Anglisë, ndërkohë që në 1964 fitoi Kupën e Ligës përpara se të bashkohej me Stoke City në 1967. Me këtë skuadër ai fitoi një tjetër Kupë të Ligës, në vitin 1972, pikërisht një vit përpara tërheqjes së tij nga futbolli profesionist.

Të tjera
-
Kelmendi në takim me Kryeprokurorët kërkon efikasitet në trajtimin e kallëzimeve penale
Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka mbajtur ...
-
Komuna e Prizrenit kujton të rënët nga protestat e 28 marsit të vitit 1989
Komuna e Prizrenit ka përkujtuar protestat e 28 marsit të vitit 1989, në përv...
-
Ambasadori i Shqipërisë viziton kontigjentin e FA-s me mision në Komandën e KFOR-it
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj i shoqëruar nga atasheu ush...
-
Sali Berisha Prezanton logon e fushatës: PD dhe Shqipëria madhështore drejt fitores
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, prezantoi sot nga selia blu log...
-
AGK: Dënojmë targetimin e Radio Gorazhdecit
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka bërë të ditur se është bërë një ...
-
Mosnjohja e Kosovës, Presidenti sllovak nga Tirana: Shqiptarët i kemi miq, por vendimi është diplomatik
Në krah të Presidentit shqiptar Bajram Begaj nga Tirana, homologu i tij sllov...
-
Osmani i ndan “Medaljen Presidenciale Ushtarake” Gjeneralit amerikan, Christian Nawrat
Presidentja Vjosa Osmani ka takuar ditën e sotme Shefen e Operacioneve Aktual...
-
Nuk e siguroi dot dëshmitarin, ZPS-ja kërkon pranimin e deklaratës se tij me shkrim në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Zyra e Prokurorit të Specializuar, ka kërkuar pranimin në prova materiale në ...
-
Ky është punëtori që mbeti i vdẹkur pasi ra nga ndërtesa ku po punonte
Një punëtor i ndërtimtarisë ka humbur jetën derisa ishte duke punuar në një o...
-
Shkëmb Manaj emërohet Nënkryetar i Prishtinës
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se nënkryetari i...
-
Betohen 344 ushtarë të rinj, Maqedonci: Emocion i veçantë teksa sheh të rinjtë që me përkushtim të hekurt betohen t’i shërbejnë atdheut
Sot është mbajtur ceremonia e certifikimit të rekrutëve të Forcës së Sigurisë...
-
Eurodeputeti Mandl: Lidershipi politik të dëgjojë edhe zërat që s’bëjnë shumë zhurmë, janë shpesh më të efektshmit
Në një kohë kur demokracitë përballen me sfida të reja dhe komplekse, eurodep...