Rozë

Futbolisti turk dhe e dashura e tij rrahen brutalisht mes plazhi

Autori: Gazeta inFokus 19:53 | 06 August 2020

Modelja e bukur ukrainase Daria Kirliuk tregoi hapur se është rrahur brutalisht në Turqi, transmeton Gazeta Metro.

E dashura e futbollistit turk Baran Gunes, ai dhe shoqëria e tyre u rrahën brutalisht nga sigurimi i plazhit.

Ajo vendosi të postojë një fotografi në Instagram ku tregoi gjendjen e saj pas konfliktit dhe vendosi ta tregoj hapur ngjarjen.

-Advertisement-

“Nuk dua të hesht. Dua të them atë që ndodhi me mua, të dashurin tim dhe miqtë tanë. Ne u sulmuam nga rojet e plazhit. Katër vajza, përfshirë edhe mua, u grushtuan në fytyrë dhe djemtë në grup u plagosën rëndë. Ne i thamë policisë gjithçka”, ka shkruar ajo.

Ndërsa sipas menaxherëve të hotelit thanë se sigurimi kanë munduar të i ndajnë ata, ku sipas tyre modelja së bashku me futbollistin dhe shoqërinë e tyre ishin përleshur mes vete.

Daria konsiderohet si një nga modelet më të njohura në Ukrainë dhe ky rast i preku shumë ata, të cilët reaguan publikisht duke i dalë në mbrojtje modeles.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera