Rozë

Fustani transparent “tradhton” modelen e famshme, zbulon gjoksin (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 10:48 | 16 September 2021

Në tapetin e kuq të Met Gala, Kaia Gerber i ka lënë të gjithë pa frymë me elegancën e saj. Në mbrëmjen më të çmendur të modës, ku ekstravaganca është në majat më të larta, modelja ka rënë në sy për klasin e saj. Me një trup të skalitur, fytyrë të ëmbël dhe lëvizje elegante, vajza e Cindy Crawford, i ngjan gjithmonë e më shumë mamasë së saj të famshme.

Kaia Gerber në këtë edicion të 2021 ka qenë objektivi i eventit për shkak të sharmit të saj. Top modelja është shfaqur me një fustan të zi, i krijuar enkas për të nga Oscar de la Renta. E shoqëruar nga i fejuari Jacob Elordi, modelja ka marrë pjesë edhe në after party e Rihanës, menjëherë mbas Met Gala.

Fustani i saj i zi i shkurtër me një efekt nude-look ka lënë hapësirë edhe për një incident të vogël seksi. Shik në tapetin e kuq dhe shumë seksi gjatë festës, ja një galeri me veshjet e Kaia.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera