Lifestyle

Fustanet luksoze të nusërisë, të cilat i veshën, me gjithë temperaturat e larta (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 11:02 | 16 July 2017

Sezoneve të fundit nuset kanë gjithsesi zgjedhje të madhe të fustaneve të nusërisë në të cilat do të shkëlqejnë në ditën më të rëndësishme të jetës së tyre, prandaj disa nga ato me kreativitetin dhe veçantitë e tyre na surprizojnë dhe na ngazëllejnë.

Këto janë modelet të cilat i kanë zgjedhur damat e famshme këtyre fundjavave, e të cilat nga kanë ngazëllyer.

Edhe pse maji dhe fillimi i qershorit kryesisht janë të rezervuar për shumë kurorëzime të të famshmëve, edhe korriku ishte i njëjtë, transmeton Telegrafi.

-Advertisement-

Prandaj, para disa ditësh kemi pasur mundësinë të shohim se si ylli argjentinas i futbollit, Lionel Messi, e çoi te altari partneren e vet, Antonella Roccuzzo.

Zeshkania e bukur në qytetin e tyre të lindjes, Rosario, shkëlqeu në fustanin e disenjatores së njohur spanjolle, Rosa Clara.

Fustani i bardhë model-sirene në mënyrë ideale i është përshtatur figurës së saj belhollë dhe me atë rast i shfaqi të gjitha atributet e saj.

Dantella e qëndisur mirë shtrihej në gjithë linjën e fustanit. Nga ana e përparme dekolteja e thellë theksoi gjoksin, ndërsa ana e pasme fustani ishte i hapur dhe zbuloi shpinën.

Duke pasur parasysh që fustani është mjaft luksoz, nusja ka vendosur për një frizurë diç më të thjeshtë dhe grim, si edhe vath diamanti.

Vetëm shtatë ditë pas këtij kurorëzimi sportiv ishim dëshmitarë edhe të një kurorëzimi mbretëror.

Pra, është martuar princi Ernst August Jr. Madje me disenjatoren ruse, Ekaterina Malysheva.

Nusja ka vendosur për fustan tradicional. Ky fustan përrallor është vepër e mikes së saj dhe e disenjatores, Sandra Mansour.

Fustani i gjerë ngjyrë jo krejtësisht i bardhë me detaje të arta u përshtat në mënyrën më ideale me vellon, e cila gjoja i ka takuar princeshës gjermane Victoria Luise, e cila është martuar me dhëndrin e stërgjyshit Ernst August III.

Vellon e cila kalon nga gjenerata në gjeneratë e ka mbajtur në kurorën e shtrenjtë me diamante, derisa flokët i ka lidhur gërshet të ulët.

Meqë është fjala për kurorëzim mbretëror, i cili patjetër duhet të jetë më i veçantë nga ceremonitë e martesave të popullit të thjeshtë, darka solemne është organizuar në pallat, ndërkaq shumica e kritikëve ishin të mendimit që rusja e re kishte përshtatur në mënyrë ideale stilin e fustanit me titullin e ri.

Njëkohësisht, në anën tjetër të botës, çastet e veta më të lumtura i ka përjetuar aktorja dhe këngëtarja amerikane, Julianne Hough, i cila në vitin 2015 ishte fejuar pas diç më shumë se një vit të lidhjes me hokeistin kanadez, Brooks Laich.

Ceremonia është mbajtur në ambient të hapur për diç më shumë se 200 miq, të cilët janë kënaqur me momente të bukura dhe muzikë kulmore.

Julianne për ditën e vet të veçantë ka zgjedhur fustan të bardhë mëndafshi model-sirene të brendit Marches.

Supet e zbuluara dhe velloja e bardhë si bora e cila binte sipër tyre e shndërruan këtë 29-vjeçare në princeshë të vërtetë nga përrallat.

Gjithashtu kishte vënë stoli të shtrenjta të brendit Lorraine Schwartz.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera