Lajme

Fushë Kosovë: Shefi nuk ia pagoi rrogën, punëtori ia djegë autobusin

Autori: Gazeta inFokus 10:35 | 15 April 2021

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person pasi i njëjti i kishte vënë zjarrin qëllimshëm një autobusi.

E gjithë ngjarja dyshohet se ndodhi pasi shefi nuk i dha rrogën dhe një shenjë hakmarrjeje, punëtori i dogji autobusin, shkruan Gazeta inFokus.

Deklarohet Arben Vitia pas takimit me kryetarët e komunave ku iu kërkua heqja e masave antiCOVID

-Advertisement-

Rasti është duke u hetuar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti i ka vënë zjarrin automjetit-autobus, pronë e ankuesit mashkull kosovar. Motivi i rastit, dyshohet se ka të bëjë për shkak të mos dhënies së pagës, pasi që i dyshuari kishte punuar në firmën e viktimës. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera