Lajme

Fushë Kosovë/ Në mungesë të maskave, fëmijët i përgatisin ato me palloma

Autori: H.S 20:41 | 23 May 2020

Fëmijët e lagjes 28, në Fushë Kosovë, të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptas në mungesë të mjeteve mbrojtëse nga pandemia e koronavirusit, janë munduar që në kushte shtëpie të përgatisin disa maska.

Në reportazhin “Fokus Story”, që është prodhim i Gazetës inFokus, një banor i kësaj lagjeje, emër i njohur për redaksinë, ka thënë se fëmijët i kanë përgatitur disa maska me palloma dhe i kanë shpërndare ato në lagje.

Mirëpo sipas tij tashmë edhe ato janë prishur dhe janë shpenzuar e as një nga banorët nuk kanë mjete mbrojtëse e edhe kushtet për ti blerë u mungojnë.

-Advertisement-

“Jo nuk na ka ndihmu kerkush nga shteti, vetëm disa vëllezër muslimanë na kan pru disa ndihma, e  për maska disa fëmijë të lagjes kanë mësu në shkolla se si bëhen maska dhe i kanë përgadit e pastaj i kanë shpërnda në lagje”, ka thënë ky banor./Gazeta inFokus/

Për më shumë këtu mund të shikoni reportazhin e realizuar nga Gazeta inFokus:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera