Fokus

Fushë Kosovë| Burim Berisha “përgatitet” për pranverë, jep tender për të pastruar borën

Autori: Gazeta inFokus 10:56 | 11 February 2020

Zakonisht, në sezonën e dimrit, kur bora bllokon rrugët e qyteteve të Kosovës, zyrtarët dalin me të njëjtin arsyetim qesharak.

Ata, thonë që “dimri i zuri të papërgatitur”, shkruan gazeta inFokus.

Por, dimri i këtij viti, nuk e zuri asnjë pa përgatitë, pasi ishte shumë i butë, e nuk pati reshje të mëdha bore.

-Advertisement-

E tash kur edhe po kalon stina e dimrit, moti është thuajse pranveror.

Por, pavarësisht kësaj, komuna e Fushë Kosovës, çuditërisht ka dhënë tender tash, kur po kalon dimri, për të pastruar borën.

Tenderin e kanë fituar grupet e operatorëve ekonomik “Milenium Konstruction” dhe “Anuar”, ndërsa vlera e përgjithshme e kontratës është 75 mijë e 265 euro, shkruan gazeta inFokus.

Megjithatë, kjo marrëveshje do të jetë valide për 36 muaj, apo tre vite, ku këto dy kompani do ta kenë detyrë, pastrimin e borës nga rrugët e Fushë Kosovës./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera