Lajme

Fushë Kosovë: Arresohet 32 vjeçari për sulm ndaj personit zyrtar

Autori: Gazeta inFokus 13:48 | 01 December 2022

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në Fushë Kosovë gjatë një operacioni është arrestuar një person me inicialet S.M, 32 vjeç, pasi dyshohet se është përfshirë në rastin e sulmit të personit zyrtar, me datën 30.11.2022 në fshatin Sllatinë.

Në njoftimin e Policisë thuhet se i njëjti gjatë sulmit ka poseduar edhe armë, që tashmë i është sekuestruar.

“Përgjatë operacionit policia ka sekuestruar; Një revole, që i dyshuari ka poseduar me vete në rastin e sulmit si dhe ka ekspozuar atë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

-Advertisement-

Pas arrestimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, dhe ndaj tij është iniciuar rasti “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera