Sport

Fushë Kosova zbulon vendimin e Shkallës së Dytë, ka ende shpresa për mbetje në Ligën e Parë

Autori: Gazeta inFokus 19:46 | 25 May 2019

Fushë Kosova mund të mbetet në Ligën e Parë.

Klubi që u dënua me heqjen e 6 pikëve, për ndeshjen me Drenasin, i është rikthyer shpresa për heqje të dënimit.

“Hekurudharët” kanë publikuar vendimin e Shkallës së Dytë.

-Advertisement-

“Se Komisioni i Shkallës se Parë dha vendim të ashpër dhe në kohë shumë të shkurtë, është momenti ta korigjoj atë, komisioni i Shkalles se Dytë kthej vendimin prapë në duart e tyre, presim vendim të drejtë dhe të pa ndikuar”, shkruan Fushë Kosova, raporton Gazeta Olle.

Klubi ishte dënuar për shkak të aktivizimit të qëllimshëm të një lojtari në lojë, i cili nuk ishte në protokoll, me qëllim që ta humbnin ndeshjen me Drenasin në tavolinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera