Lajme

Fushë Kosova do të ketë ndërprerje të ujit të pijshëm për 6 orë

Autori: Gazeta inFokus 11:10 | 19 March 2019

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ,, Prishtina,, sh.a. njofton konsumatorët e lagjes Kalabria, Zona industriale në Fushë Kosovë dhe konsumatorët e pjesës dërmuese të komunës së Fushë Kosovës se, gjatë ditës së sotme 19 mars 2019 duke filluar nga ora 11.00 deri në orën 17.00 , do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.

“Ndërprerja e ujit të pijshëm në zonat e lartëcekura do të bëhet  për  shkak të punimeve teknike në afërsi të Kazermës ,, Adem Jashari,, në Prishtinë, gjegjësisht sanim i një tubacioni në rrjedhje uji”, thuhet në njoftimin e Ujësjellësit ‘Prishtina’.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera