Sport

Fushë Kosova dënohet me -9 pikë dhe bie nga Liga e Parë

Autori: Gazeta inFokus 10:07 | 18 May 2019

Ashtu siç pritej edhe ndodhi, Fushë Kosova është dënuar me -9 pikë dhe automatikisht ka rënë në Ligën e Dytë.

Fushë Kosova e humbi qëllimisht ndeshjen ndaj Drenasit, duke bërë një gabim të turpshëm në minutat shtesë.

Pas barazimit të rezultatit (1:1), që nuk ishte në skenarin e ditës, Fushë Kosova inkuadroi në lojë një lojtar që nuk ishte fare në protokoll, dhe krejt kjo bëri që Komisioni i Garave të marrë këtë vendim.

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë në mbledhjen e mbajtur me datë 17.05.2019, shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet disiplinore të filluara nga ana e Komisionit të Garave për kundërvajtësit pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit të zhvilluara me datë 15 dhe 16.05.2019 dhe nga të njejtat duke iu referuar raporteve zyrtare dhe deklaratave plotësuese konform dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto;

V E N D I M E

KF “FUSHË KOSOVA“ nga Fushë Kosova në procedureë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave; motivi; aktivizimin e lojtarit Hekuran Hyseni me numër të ID kartelës 0003174M99 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 2 në vend të lojtarit Nebih Krasniqi me numër të ID kartelës 003173M99 dhe me këtë ka bërë shkelje të rëndë të nenit 76 paragrafi 1 pika 7 të Rregullores së garave ku është aktivizuar lojtari i cili nuk ka qenë në protokollin zyrtar të ndeshjes së javës së XXIX-të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DRENASI – FUSHË KOSOVA e zhvilluar me datë 15.05.2019 në Drenas dhe me këtë komisioni konstaton së ky veprim ishte i qëllimshëm nga ana e klubit të futbollit Fushë Kosova. Bazuar në Rregulloren disiplinore kapitulli II/15 (për mashtrim dhe sjellje në lajthim) neni 63 paragrafi 1 pika 1 dhe 6; klubi i futbollit “FUSHË KOSO VA“ nga Fushë Kosova; DENOHET; me pikë negative; me marrjen e; 9 (nëntë) pikëve nga numri i përgjithshëm i pikëve të fituara deri më tani.

Të tjera