Lajme

Fushata zgjedhore, Veliaj ironi me Dumën

Autori: Gazeta inFokus 12:55 | 31 May 2017

Një nga pikat e forta të fushatës duket se nuk do të jetë programi, por sulmi ndaj kundërshatrit. Kështu, gjatë një takim me banorët e njësisë numër 3, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nuk ka lënë pa komentuar listat e PD në Tiranë. Sipas tij, listat për deputetë, është një listë humbësish dhe që nuk përfaqësojnë aspak Republikën e Re.

Ai ka ironizuar kandidaten Grida Duma, kandidatin Halim Kosova të cilët kanë humbur në garat për kryetar Bashkie.”Marun gocat e Tiranës që sjell Grida Dumën, që e rrafi Vangjush Dako, imagjino të të rrafë Vangjushi imagjino. Solli Halim Kosovën që ne u rraf turpshëm në Tiranë. Solli Mediun, ne duam ta bëjmë Gërdecin si Tiranën, ndërsa ata duan ta bëjnë Tiranën si Gërdeci” – tha Veliaj.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera