Lajme

Fushata zgjedhore po fillon, Kurti vazhdon ta mbajë peng Vitinë në Qeveri

Autori: Gazeta inFokus 16:37 | 15 September 2021

Fushata për Zgjedhjet lokale në Kosovë pritet të nisë zyrtarisht gjatë ditës së enjte.

Por, edhe pse kanë mbetur më pak se 12 orë deri të hapja e kësaj fushate, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës së Prishtinës, Arben Vitia, vazhdon të jetë ministër i Shëndetësisë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ende nuk e ka liruar atë nga detyra e ministrit, kështu që Vitia ka zgjedhur të mos bëj fushatë derisa të jetë pjesë e kabinetit qeveritar.
Lidhur me lirimin e tij nga detyra, Zyra e Kryeministrit dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk flasin.

-Advertisement-

Gazeta Infokus, qe dy ditë i ka dërguar pyetje Zyrës së kryeministrit se kur do të lirohet nga detyra Arben Vitia, por deri më tani nuk ka marrë përgjigje.
Përgjigje nuk ka kthyer as zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka.

Ministri Vitia në një konferencë për media, muaj më parë pati deklaruar se nuk do të flas për fushatën zgjedhore derisa do të jetë ministër i Shëndetësisë.

“Ne po përballemi me një variant jashtëzakonisht të rrezikshëm siç është varianti Delta, prandaj jam i fokusuar 100% në këtë temë dhe kjo në fakt është hera e parë që po e zgjas kaq shumë, por do të jetë edhe hera e fundit që flas për garën zgjedhore, natyrisht, derisa kryeministri do të vendos të më zëvendësoj”, u shpreh Vitia.

Në Zgjedhjet lokale të 17 tetorit, Arben Vitia do t’i këtë si kundërkandidat për Prishtinë, Uran Ismajlin e PDK-së, Perparim Rama e LDK-së dhe Daut Haradinajn e AAK-së./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera