Lajme

Fushata post-elektorale e Ramës/ “Merrini rekomandimet pedagogëve tuaj të…

Autori: Gazeta inFokus 20:03 | 16 August 2017

Edi Rama njoftoi në Facebook se aplikimet për t’u bërë pjesë e zyrës së re të bashkëqeverisjes do të konsiderohen të pavlefshme nëse nuk kanë dy rekomandimet, bashkëngjitur me CV.

Në postim theksohet edhe se aplikimet janë të hapura deri në 27 gusht. /LAPSI.AL/

STATUSI:

-Advertisement-

Kur mbeten edhe 10 dite nga afati fundor, numri i aplikimeve per t’u punesuar ne Zyren e Bashkeqeverisjes me Qytetaret ka shkuar 231.

Falenderojme te interesuarit per aplikimet e tyre sipas kerkesave te aplikimit, per te cilin rikujtojme se kerkohet Leter Motivimi (pse dua te punoj ne kete zyre) + CV + 2 letra rekomandimi te kandidatures (nga ish-dekane ose pedagoge te fakultetit ku aplikanti ka kryer studimet; punedhenes te meparshem; figura te respektuara te komunitetit ku aplikanti ka banuar apo banon aktualisht). Perndryshe aplikimi konsiderohet i pavlefshem.

Aplikimet jane te hapura deri ne 27 gusht.

Te gjithe ata qe lexojne per here te pare per kete zyre te posaçme, e cila do te ngrihet menjehere me krijimin e qeverise se re, mund te marrin nje informacion te plote ne postimin nr.1 me te njejtin titull.

Faleminderit.

Grupi i Punes per ngritjen e Zyres se Bashkeqeverisjes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera