Lajme

Fushata parazgjedhore në Serbi: Vuçiqi nga Beogradi punëson njerëz në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 10:30 | 07 December 2023

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka kumtuar mbrëmë se “qeveria serbe ka marrë vendim për punësime shtesë të punëtorëve mjekësorë në Qendrën Klinike dhe Spitalore të Mitrovicën e Veriut.

Në paraqitjen në televizionin në shërbim të tij dhe regjimit të tij, “TV Përva”, Vuçiq ka folur për investimet e ardhshme në sektorin e shëndetësisë. Kështu ai ka pretenduar se “numri i vendeve të punës në spitalin e Mitrovicës së Veriut është rritur edhe për 50 vende të reja”, transmeton Paparaci.

Ai ka thënë se këta janë mjekë, infermierë dhe teknikë.

-Advertisement-

“Ne e kemi rritur numrin për 50 persona shtesë për qendrën tonë shëndetësore në Mitrovicë, pasi që ka numrin më të madh të aplikantëve për kokë banori dhe njerëzit ndihen të sigurt vetëm kur punësohen në shërbimin civil të Republikës së Serbisë. Qeveria e Serbisë e ka marrë këtë vendim”, ka pretenduar Vuçiqi.

Informata për punësime shtesë në spitalin e Mitrovicës së Veriut vijnë pas njoftimit nga ky institucion shëndetësor se nesër do t’i ndahen rreth 200 kontrata për punëtorët.

Ceremonia do të mbahet në “Pallatin Mitrovica” në Mitrovicë të Veriut duke filluar nga ora 11:00.

Të përkujtojmë, drejtori i këtij institucioni paralel shëndetësor serb në Mitrovicën e Veriut është gjithashtu edhe kryetari i Listës Serbe të formuar nga Vuçiqi në Kosovë, Zllatan Elek.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera