Fokus

Fushata para fushatës e partive politike

Autori: Halil Berisha 13:04 | 12 September 2019

Janë edhe më shumë se 10 ditë, kur zyrtarisht fillon fushata zgjedhore.

Por, në fakt, fushata e partive e koalicioneve ka filluar qe goxha një kohë.

Bile thuajse nuk ka ditë që partitë politike nuk shkojnë nëpër qytete e vende të ndryshme, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

E arsye për këto vizita edhe pse pa ndonjë program konkret janë premtimet e shumta si lokale ashtu edhe qendrore.

Por, a janë këto tubime para se të filloj zyrtarisht fushata zgjedhore të ligjshme?

Blerta Aliu nga “Demokracia në Veprim” ka thënë për gazetën inFokus se fushata zgjedhore rregullohet me ligjin për zgjedhjet e përgjithshme.

Mirëpo, sipas saj, me ligj nuk është e rregulluar çështja e zhvillimit të aktiviteteve e  tubimeve me qytetarë në periudhë jashtë fushatës, shkruan gazeta inFokus.

“Ligji për zgjedhjet e përgjithshme e rregullon çështjen e fushatës zgjedhore si dhe përmban Kodin e sjelljes për subjektet politike dhe kandidatët gjatë periudhës së fushatës, që përfshinë një varg rregullash që duhet të respektohet gjatë të bërit fushatë. Megjithatë nuk është e rregulluar me ligj çështja e zhvillimit të aktiviteteve, tubimeve me qytetarë/elektorat në një periudhë jashtë fushatës zgjedhore zyrtare”, ka thënë Aliu.

Kështu, sipas saj, kjo punë do të ishte mirë të rregullohej me reforma zgjedhore.

“Do të ishte mirë që reforma zgjedhore  të avanconte çështjet që lidhen me fushatë zgjedhore duke rregulluar edhe pjesën e para fushatës në mënyrë që të gjitha aktivitetet e subjekteve politike që lidhen me periudhën zgjedhore, të zhvillohen në përputhje me rregullat zgjedhore”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera