Lajme

Fushata në oda, Koci: S’janë mendu për gra, s’kanë si me u ulë e as si me u përshtatë

Autori: Gazeta inFokus 12:17 | 05 January 2025

Avokati Arianit Koci ka ngritur një çështje – përdorimin e odave në fushatë. Ai ka thënë se odat nuk janë menduar për gra dhe se ato po ndihen keq gjatë fushatës.

“Odat s’janë mendu për gra, prandaj gjatë fushatës po ndihen keq. S’kanë si me u ulë, as si me u përshtatë. Me u ulë këmbëkryq? Nuk po mundem për shumë arsye. Po me i mbajtë këmbët anash? Njejtë! Në anën tjetër, politikanët po e kultivojnë kërkimin e votës nëpër oda!”

Koci ka shtuar se traditat duhet të ruhen por “jo kur na mbajnë mbrapa”.

-Advertisement-

“Mbi të gjitha, shoqëria që e përjashton gruan në këtë kohë, nuk është shoqëri moderne.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera