Lajme

Fushata e Selim Pacollit bllokon VIBER-in

Autori: Gazeta inFokus 17:17 | 22 September 2017

Kjo është hera e parë që aplikacioni i famshëm i mesazheve që përdoret gjerësisht në Kosovë, është bllokuar nga numri jashtëzakonisht i madh i mesazheve direkte të cilat qytetarët e Prishtinës i kanë dërguar Selim Pacollit.

Dhjetëra mijëra mesazhe të dërguara brenda tri ditëve ka bërë që llogaria e Selim Pacollit të bllokohet përkohësisht. Selim Pacolli mori mesazhe të shumta nga qytetarët e Prishtinës, të cilët i shkruan atij drejtpërdrejt, për të shprehur kërkesat, pritjet dhe idetë e tyre me kandidatin e AKR për kryetar të Prishtinës.

Pacolli u është përgjigjur të gjitha pyetjeve që ai pranoi nga qytetarët, derisa VIBER mbylli numrin e tij pasi platforma e saj është mbingarkuar.

-Advertisement-

“Fushata jonë ka hasur në interes të jashtëzakonshëm nga qytetarët e Prishtinës, të cilët më kanë shkruar me mijëra mesazhe për çdo ditë. Iniciativa jonë me VIBER është aq e suksesshme, saqë edhe një kompani e madhe si VIBER nuk mundi ta përballojë gjithë fluksin e mesazheve të cilat po dërgohen edhe në këtë moment në numrin tim. Me këtë unë e kam kuptuar se Prishtina ka aq shumë probleme, të cilat nëse raportohen sikurse tani, ato mund ta bllokojnë edhe një platformë të madhe siç është VIBER” ka thënë Selim Pacolli.

Megjithatë, qytetarët ende mund të dërgojnë mesazhe në numrin e Selim Pacollit në VIBER, edhepse kandidati për kryetar të Prishtinës momentalisht nuk ka mundësi teknike të përgjigjet në aplikacion, pasiqë një gjë e tillë është pamundësuar për momentin nga vetë aplikacioni.

“Pas bllokimit të numrit tim në VIBER unë i ftoj qytetarët e Prishtinës që të më shkruajnë mesazhe direkte në faqen time në Facebook, të më dërgojnë SMS apo edhe mesazhe në  Viber. Sepse unë dua tu përgjigjem çdo kërkese që vjen nga qytetarët”, tha Selim Pacolli.

Selim Pacolli filloi fushatën e tij me VIBER, si një mënyrë e re komunikimi me njerëzit dhe qytetarët e Prishtinës, zëri i të cilëve ishte i padëgjuar për kaq shumë kohë. Misioni i Pacollit është të ndërtojë një program që bazohet në nevojat dhe shqetësimet e qytetarëve, ndërsa komunikimi publik dhe i drejtpërdrejtë me qytetarët është parë si mënyra më e mirë për ta përmbushur këtë mision.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera