Lajme

Fushata “16 ditë aktivizëm kundër dhunës në baza gjinore”, LVV vizitoi policinë

Autori: Gazeta inFokus 19:10 | 01 December 2019

Lavizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se në kuadër të fushatës “16 ditë aktivizëm kundër dhunës në baza gjinore”, ka vizituar Policinë e Kosovës, përkatësisht sektorin që merret me dhunën në familje.

LVV ka theksuar se Qeverisja e re do të ketë fokus jo vetëm zbatimin e ligjit, por edhe zhdukjen e pabarazisë dhe dhunën sistemike që gratë përjetojnë në shoqëri, shkruan gazeta inFokus.

“Në kuadër të fushatës “16 ditë aktivizëm kundër dhunës në baza gjinore”, një delegacion i Lëvizjes VETËVENDOSJE vizitoi Policinë e Kosovës, përkatësisht sektorin që merret me dhunën në familje.

-Advertisement-

Anëtarët e Kryesisë Albulena Haxhiu dhe Kreshnik Ahmeti, drejtuesja e Sekretariatit të Gruas Aktiviste Nazlie Bala dhe aktvistja Rinë Zhitia diskutuan nga afër në lidhje me përkushtimin e institucioneve tona të sigurisë në zbatimin e ligjit dhe parandalimin e dhunës mbi baza gjinore.

Qeverisja e re do të ketë fokus jo vetëm zbatimin e ligjit, por edhe zhdukjen e pabarazisë dhe dhunën sistemike që gratë përjetojnë në shoqëri. Ne do të fokusohemi që të zhdukim shkaqet e dhunës në mënyrë që të mos përvallemi më si shoqëri me raste të tilla”, thuhet në njoftimin e LVV-së./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera