Furnizimi me energji, i vështirë gjatë dimrit
Autori: Gazeta inFokus
07:42 | 06 October 2022
Furnizimi me energji elektrike në Kosovë, mund të jetë i vështirë gjatë periudhës së dimrit. Kështu kanë deklaruar përfaqësuesit e qeverisë dhe ekspertët e energjisë. Ndërkohë, kapacitetet aktuale të prodhimit të energjisë elektrike në Kosovë nuk përmbushin nevojën e kërkesës për energji elektrike në baza tarifore.
Ekspertët thonë se duhet të investohet në kapacitete të reja gjeneruese, ndërsa shprehën nevojën e bashkëpunimit me vendet e rajonit.
Nevojat e Kosovës për energji elektrike i tejkalojnë kapacitetet e prodhimit, sidomos gjatë dimrit. Kosova ka kapacitet të prodhojë rreth 800 megavat në orë, kurse nevojat e saj në dimër arrijnë deri në 1 mijë e 300 megavat në orë. Ndërkohë, kjo diferencë zakonisht importohet nga jashtë. Eksperti i energjetikës, Ethem Çeku, ka thënë për Radio Kosovën se arsyeja e krijimit të kësaj situate në vend, është se politikat e Kosovës janë orientuar më shumë në blerje të energjisë elektrike. Ai theksoi se Kosova i mban termocentralet me remonte të vogla, që shtyjnë nga një vit. Çeku tha se blloqet e Kosovës janë të stërvjetruara dhe është e pamundur të mbahen gjatë, derisa theksoi se nuk është investuar në kapacitete të reja gjeneruese.
“Nuk u ndërtuan kapacitete të reja gjeneruese, nuk u zhvillua sektori i energjisë alternative, u orientua gabimisht në energjinë e hidros dhe u bënë blerje të energjisë elektrike. Kosova nuk i përmbushë nevojat, sepse nuk i kemi në prodhim të gjitha kapacitetet. Sikur të ishin në prodhim blloqet e Kosovës A, që në kapacitetet prodhuese mund të prodhojnë deri në 800 e disa megavat dhe dy blloqet e Kosovës B, hidrocentralet e Ujmanit dhe ndihmesa nga energjia alternative, ne nuk do të kishim telashe”, tha Çeku.
Çeku tha se në këtë rast, Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me Shqipërinë dhe vende të tjera të rajonit, të planifikojë ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese në Kosovë.
“Një shkëmbim ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, hidros dhe termos do të ishte perfekt, duke parë se është ndërtuar edh linja 400 kilovatësh. Ndoshta është momenti i fundit që qeveritë e vendeve: Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë, pse jo edhe e Malit të Zi, të shohin mundësinë e bashkëpunimit në fushën e energjisë, qoftë alternative, apo siç e ka Kosova në fushën e linjitit që është nga fushat më të pëlleshme, e që mund të përdoret për zhvillimin e kapaciteteve të reja të energjisë”, tha ai.
Ndërkohë, eksperti i energjetikës nga Shqipëria, Lorenc Gordani, ka thënë se duhet të shikohet mundësia e bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë, për ndërtimin e një kompanie të përbashkët që do të referonte direkt në bursë.
“Tre vendet të bëjnë blerje të përbashkët. Do të ishte zgjidhje optimale të kishim një zë më të rëndësishëm që blen direkt në treg dhe që përfiton nga ato që janë, pasi tregu sjell edhe avantazhe”, tha Gordani.
Sipas KEDS-it, janë bërë disa përgatitje për dimër, ndërsa konsumi i energjisë elektrike në Kosovë është i lartë, për shkak se shumë amvisëri ngrohen me energji elektrike, duke përdorur pajisje joefiçiente.
Ndërkohë, Kuvendi i Kosovës miratoi vendimin e qeverisë për zgjatjen e masave emergjente në furnizimin e energjisë. Me herët ministrja Artane Rizvanolli, ka treguar për masat që janë ndërmarrë për kursim të energjisë, ku ndër to është ndaluar eksporti e ri-eksporti i produkteve të drurit dhe lëndëve djegëse, është shfuqizuar vendimi për ndalimin e dhënies së thëngjillit për punëtorët e KEK-ut dhe të gjitha këto janë bërë me rekomandim të Komitetit Teknik Emergjent. Rizvanolli, ka thënë se subvencionimi i energjisë do të vazhdojë edhe në muajt në vijim, ndërsa bëri të ditur se Qeveria ka ndarë 6 milionë euro me qëllim të subvencionit të konsumatorëve fundorë për zbatimin e masave për kursim të energjisë.

T� tjera
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...

































