Fuqizimi i rendit dhe ligjit, qëllimi im kryesor
Autori: Gazeta inFokus 08:24 | 15 September 2017
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka bërë me dije se prioritet kryesor gjatë mandatit qeverisës do ta ketë fuqizimin e rendit dhe ligjit.Ai ka premtuar luftë të fuqishme ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet. Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Tahiri ka thënë se ndër hapat e parë që do t’i ndërmarrë si ministër do të jetë procedimi i Projektligjit për konfiskimin e pasurisë së paligjshme, plotësim-ndryshimi në Kodin Penal, si dhe plotësim-ndryshimi në Kodin e Procedurës Penale, të cilat, sipas tij, ndihmojnë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ministri Tahiri është zotuar se gjatë mandatit të tij nuk do të ketë drejtësi selektive dhe se, sipas tij, çdo qytetar i Kosovës do t’i gëzojë të drejtat që i garantohen me Kushtetutë.
“Ndër hapat e parë që do t’i ndërmarrë si ministër i Drejtësisë do të jetë procedimi i tri projektligjeve të rëndësishme të cilat ndihmojnë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Projektligji për konfiskimin e pasurisë së paligjshme, plotësim-ndryshimi në Kodin Penal, si dhe plotësim-ndryshimi në Kodin e Procedurës Penale, pra janë tri ligjet që ndihmojnë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, është shprehur ministri Tahiri.
Ai ka thënë se qëllimi dhe vizioni i kësaj qeverie është sundimi i rendit dhe ligjit.
“Jam shumë i bindur që do ta kem mbështetjen edhe të partisë time, por edhe të partnerëve të tjerë të koalicionit. Nuk do të ndalemi së luftuari çdo dukuri negative, përfshirë këtu edhe krimin dhe korrupsionin”, ka theksuar Tahiri.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...