Fundoset barka me emigrantë, 43 të vdekur
Autori: Gazeta inFokus 06:51 | 21 January 2021
Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) njoftoi se të paktën 43 persona humbën jetën si rezultat i fundosjes së një barke me migrantë të parregullt në ujërat e Libisë në Detin Mesdhe.
Në një deklaratë të përbashkët me shkrim nga Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët (UNHCR) dhe Organizata Ndërkombëtare e Migracioninit (IOM), është shprehur shqetësim për marrjen e lajmit për fundosjen e barkës më 19 janar. Deklarata thekson se të paktën 43 migrantë të parregullt humbën jetën në “aksidentin e parë tragjik me barkë” në Mesdhe në vitin 2021. Po ashtu thuhet se dhjetë persona janë shpëtuar nga barka e fundosur dhe janë dërguar në breg nga ekipet e rojeve bregdetare të qytetit libian Zuvara.
Siç raportohet, motori i barkës u ndal disa orë pasi ajo u nis nga qyteti Zaviye në orët e para të ditës së djeshme dhe u përmbys për shkak të kushteve të këqija të motit. Shumica e migrantëve të parregullt të shpëtuar janë nga Bregu i Fildishtë, Nigeria, Gana dhe Gambia dhe të gjithë të vdekurit ishin nga vendet e Afrikës Perëndimore, njoftohet më tej.
Të dy institucionet e OKB-së i bënë thirrje komunitetit ndërkombëtar pas “aksidentit të fundit tragjik”, duke kërkuar një rishikim urgjent të qasjeve ndaj situatës në Mesdhe. Qindra migrantë të parregullt që u përpoqën të arrijnë në bregdetin evropian vdiqën në aksidente të ndryshme me barka në Mesdhe në vitin 2020./AA
Të tjera
-
Zgjatet orari në qendrat për pajisje me dokumente, punohet edhe të shtunave
Agjencia e Regjistrimit Civil sot ka marrë vendim që në të gjitha Qendrat për...
-
Tahiri: Raporti i DASh-it për Kosovën është letërnjoftimi i kësaj qeverie
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, duke komentuar rapor...
-
S’futet në rend dite propozimi i PDK-së për debat në lidhje me të gjeturat e DASh-it
Propozimi i PDK-së për debat parlamentar në lidhje me të gjeturat e raportit ...
-
U vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj tre të dyshuarve për su*min në Banjskë
Me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Gjykata Themelore ua ka vazhdu...
-
Në seancë të mbyllur nis dëshminë dëshmitari i 57-të në rastin Thaçi dhe të tjerët
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshm...
-
Nis seanca, PDK kërkon debat parlamentar në lidhje me të gjeturat e raportit të DASh-it
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kërkuar në emër të p...
-
Kusari-Lila: Mundësia e marrëveshjes për dinarin varet nga BE-ja sa po e bind Serbinë të mos jetë palë destruktive
Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, ka thënë se...
-
Shefja e USAID-it, ai i UNICEF-it dhe ministrja Nagavci vizitojnë Gjilanin
Komunën e Gjilanit e ka vizituar drejtoresha e Misionit të USAID-it në Kosovë...
-
6 miliardëshi për Kosovën e Ballkanin, vendimi i fundit i legjislaturës së tanishme të PE-së
Para se ta përfundojë mandatin, legjislatura e tanishme në Parlamentin Evropi...
-
Keqpërdori pozitën zyrtare, kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar ...
-
Arrestohen dy të dyshuar në Mitrovicë për dhënie e marrje të ryshfetit
Të mërkurë në Mitrovicë janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, njëri shtetas i...
-
Kushtetuesja e Speciales me vendim në rastin ‘Januzi e të tjerët’
Gjykata Kushtetuese e Speciales ka hedhur poshtë referimin lidhur me Rregullo...