Lajme

Fundjavë në plazh, situata rrugore në gjithë vendin

Autori: Gazeta inFokus 12:57 | 15 July 2017

Fundjava sjell një fluks lëvizje mjetesh në drejtim të zonave bregdetare duke sjellë dhe rëndim të trafikut, sidomos në aksin Durrës-Tiranë.

Policia rrugore bën të ditur se deri në mesditë situata ka qenë normale. Aksi rrugor nga Rrethrotullimi i Cermës – Lushnje- Fier- Levan- Fratan nuk ka ngarkesë- lëvizja normale. Në akset rrugore për në Seman dhe Divjakë ka fluks lëvizje por pa probleme. Aksi rrugor Tirane – Maminas -Gjiri Lalëzit është me ngarkesë normale. Po kështu dhe aksi Durrës- Kavajë.

Në rrugën Shkodër -Velipojë hyrja ka patur ngarkesë, por tani e normalizuar. Ndërkohë që Saranda ka trafik në drejtim të Ksamilit, por pa probleme.

-Advertisement-

Për sa i përket Tiranës, policia u kërkoi drejtuesve të mjeteve të shfrytëzojnë edhe akset e tjera rrugore, për të lehtësuar qarkullimin në autostradë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera