Lajme

Fundjavë kryesisht me diell, temperaturat në rritje nga dita e diel

Autori: Gazeta inFokus 19:22 | 30 August 2024

Mot kryesisht me diell parashihet gjatë fundjavës në vend. Orëve të pasdites me zhvillime të vransirave paraqiten kushte për ndonjë rigë shiu, kryesisht përreth viseve amlore.

Temperaturat mbesin pa ndonjë ndryshim ditën e shtunë me maksimale deri në 27C e 29C. Ditën e diel shënojnë rritje të lehtë në 29C e 31C. Frynë erë veriore e verilindore e lehtë dhe mesatare 5-13m/s.

Në ditët e para të javës së parë të shtatorit do të mbretëroj mot kryesisht me diell. Temperaturat maksimale shkojnë deri në 31C e 32C. Minimalet zbresin në 13C e 15C. Erërat vazhdojnë të frynë nga krahu verior 3-7m/s.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera