Lajme

Fundi i Tahirit, del fotoja në skaf me Artan Habilajn

Autori: Gazeta inFokus 18:25 | 26 January 2018

Nëpërmjet një burimi policor është bërë e mundur sigurimi i një fotoje të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri në një skaf me kushëririn e tij Artanin, një prej krerëve të bandës së Habilajve, në një plazh të Karaburunit në verën e vitit 2014.

Fotoja është marrë nga distanca dhe nuk është shumë e qartë, por pamja e Tahirit është e dallueshme, siç është e dallueshme edhe stema e Policisë shqiptare në mëngën e një prej burrave që gjeneden në skaf, me sa duket një prej shoqëruesve me uniformë të ministrit të Bendshëm të kohës.

Fotoja është marrë nga një pjesëtar i uniformave blu dhe është dërguar me kushtin e ruajtjes së burimit.

-Advertisement-

Deputeti Saimir Tahiri i Partisë Socialiste është nën hetim nga Prokuroria për implikim të mundshëm në trakun e drogës, pas indicieve të forta të siguruara nga dosja e Prokurorsë italiane, pjesë të përgjimeve audio të së cilës i ka publikuar ekskluzivisht Politiko.al gjatë muajit janar. /politiko.al/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera