Fundi i Ramazanit e festa e Bajramit – Si pritet nga tërë bota?
Autori: Gazeta inFokus 11:58 | 20 April 2023
Myslimanët në të gjithë botën nesër festojnë Fitër Bajramin.
Kjo ditë shënon fundin e një muaji të agjërimit nga agimi deri në perëndim të diellit, si dhe reflektimin shpirtëror dhe lutjen.
Në rrethana të zakonshme, dita fillon me falje dhe kjo është zakonisht ngjarja kryesore, por ka shumë mënyra të tjera që edhe njerëzit festojnë.
Për myslimanët, Bajrami është një festë që bëhet pasi është kryer një nga detyrat më të rëndësishme fetare për ta, që është agjërimi i muajit të Ramazanit.
Shumë njerëz e festojnë këtë duke kaluar kohë me familjarët, duke shkëmbyer dhurata dhe duke vizituar miqtë dhe familjen.
Ndërsa ka shumë gjëra që njerëzit bëjnë për Bajram, me afërsisht 2 miliardë myslimanë në të gjithë globin.
Gjithsesi nuk është për t’u habitur që njerëzit mund të kenë disa mënyra të ndryshme për të festuar Bajramin.
Kurban Bajrami ndryshe njihet edhe si ‘Festa e Sheqerit’, për faktin se ëmbëlsirat janë karakteristikë e kësaj feste.
Por, vende të ndryshme të botës kanë preferenca të ndryshme.
Turqi
Ëmbëlsirat klasike turke të tilla si Baklava dhe ëmbëlsira u shërbehet miqve, familjes dhe fqinjëve si një dhuratë për Bajram, ose edhe “Seker Bayrami” siç njihet zakonisht në vend.
Iraku dhe Arabia Saudite
Ushqimi i hurmave është një pjesë shumë e rëndësishme si e Ramazanit ashtu edhe e Bajramit, pasi ato janë një meze e lehtë e popullarizuar që hahet në vaktin para agimit, para agjërimit.
Jemen
“Bint al sahn” është ëmbëlsira e preferuar e Jemenit. Në anglisht nganjëherë quhet tortë me mjaltë dhe është e mbushur me fara, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Traditat e tjera
Ka disa gjëra të Bajramit që njihen në të gjithë botën. Për shembull, një nga pesë shtyllat, që është bamirësia.
Ekziston një lloj specifik i bamirësisë, i quajtur “Zekat al-Fitr”, i cili mund të bëhet në fund të Ramazanit.
Sidoqoftë, rekomandohet që kjo të jepet paraprakisht në mënyrë që ata që kanë nevojë të mund të bashkohen në festimin e Bajramit.
Në traditat universale, në disa vende ka disa gjëra të çuditshme.
Njëra nga këto është në Afganistan, ku një aktivitet popullor i Bajramit është të pikturosh vezë të ziera dhe të zhvillosh një luftë ushqimore me to, në atë që njihet si “Tokhm-Jangi”, ku qëllimi është të thyeni vezën e kundërshtarit tuaj duke e mbajtur tuajën të paprekur.
Të tjera
-
Zemaj: Përdorimi i AKI-së për fabrikimin e lajmeve të rreme është kulmi i goditjes së institucioneve
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka reaguar pas publik...
-
Kurti me Gashin flasin për mbledhjen ndërqeveritare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut
Kryeministri Albin Kurti, mirëpriti kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Ver...
-
Osmani: Fuqi e Kosovës janë partnerët e saj
Presidentja Vjosa Osmani përmes një fjalimi para studentëve dhe stafit akadem...
-
Petkoviq: Kurti vazhdon me militarizim dhe okupim të veriut të Kosovës
Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovë, Petar Petkoviq, në propag...
-
Gazetari i BBC “çmend” Vuçiç, Stephen Sackur në Hard Talk: Serbia e njeh “de facto” Kosovën
I ftuar në Hard Talk të BBC-së, presidenti serb Aleksandar Vuçiç promovoi...
-
Gazetarët Hoxha dhe Qyno paraqiten në SPAK, njihen me masat e sigurisë
Gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno këtë të hënë të 25 nëntorit janë paraqit...
-
Rritet shifra: Shkon në 600 mijë euro shuma e dhënies së granteve nga Peci për të afërmit e pushtetit
Sekretar i përgjithshëm i Forumit të Rinisë së LDK’së, Egzon Pacolli, ka njof...
-
Shqiptari fiton zgjedhjet për kryetar bashkie në Gjermani
I riu shqiptar, Arianit Besiri ka fituar zgjedhjet për kryetar bashkie në Gje...
-
Rrokulliset një kamion në Doganaj të Kaçanikut, policia jep detaje
Një aksident trafiku ka ndodhur në Doganaj të Kaçanikut ku një kamion është r...
-
42-vjeçari në Drenas dyshohet se u vetëplạgos me ạrmën ilegale në veturë
Një person në Drenas ka pësuar lëndime pasi dyshohet se është vetëplagosur. ...
-
Shifra shqetësuese: 1 mijë e 333 nxënës braktisin shkollën, shumë të tjerë përsëritës të vitit
Nga klasa e parë deri në të 9-n, për këtë vit shkollor kanë përsëritur vitin ...
-
Enver Hoxhaj nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa” në Tiranë
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj është nderuar me titullin “Do...