Fundi i privatësisë
Autori: Gazeta inFokus 09:37 | 22 June 2017
Gjithnjë e më shumë gjurmë digjitale dhe algoritma gjithnjë e më të forta zbulojnë tiparet tona më intime të personalitetit. Sfera private nuk ekziston më, deklaron Michal Kosinski në Global Media Forum.
DW: Michal Kosinski, ju e deklaruat të humbur sferën private. Lënda e parë e së ardhmes janë të dhënat personale; modelet e biznesit të së ardhmes bazohen në shfrytëzimin e tyre. Çfarë mund të bëjë shoqëria, në mënyrë që nga përparësitë e Big Data të përfitojnë të gjithë dhe jo vetëm një grusht gjigandësh të teknologjisë të Silicon Valley-t?
Michal Kosinski: Kur nuk e pengon dot një vërshim, duhet të gjesh rrugë që ta kufizosh dëmin dhe që ta rrisësh dobinë: Ndërtoje shtëpinë mbi kunja! Shfrytëzoje vërshimin, baticën, për t’i plehëruar fushat e tua! Unë nuk jam i lumtur që po e humbasim sferën tonë private. Por sa më shpejt që ta pranojmë, se nuk mund të ndërmarrim asgjë kundër kësaj, aq më shpejt kemi mundësi të mendojmë se si mund ta bëjmë një botë të post-sferës-private në një vend ku ia vlen të jetosh – dhe po kaq më e mirë do të bëhet e ardhmja jonë.
Dhe mund të ndërmarrësh diçka: në një shoqëri tolerante nuk i intereson askujt se ku dallohem unë nga të tjerët dhe cilat janë tiparet e personalitetit tim. Kjo nuk do t’i interesonte askujt! Pse duhet të parashikoj unë, nëse je homoseksual apo jo, kur kjo nuk mund të përdoret kundër teje? Në një shoqëri të shkolluar është më e vështirë që t’i manipulosh njerëzit që të besojnë në teori komplotesh ose që të mos shkojnë në zgjedhje.
DW: Ju treguat në Global Media Forum në mënyrë shumë impresionuese se që mbi bazën e 300 klikimeve “pëlqej” në Facebook mund të bëhet një pohim preciz për një person. Sipërmarrja Cambridge Analytica i vuri synim vetes vitin e kaluar që t’i ndikonte zgjedhësit me mesazhe të përshtatura për ta në dobi të Donald Trumpit. Sipas të dhënave të saj, Cambridge Analytica zotëronte profile të 230 milionë qytetarëve të SHBA, me 4000 pika të dhënash. Sa precize mund të bëhen parashikimet me një thesar të tillë të dhënash?
Michal Kosinski: Kërkimet e mia, dhe ato të shkencëtarëve të tjerë, të lënë të kuptosh se me një sasi të tillë të dhënash mund të përcaktosh në mënyrë shumë precize tipare personaliteti dhe të bësh parashikime për sjellje të ardhshme. Unë megjithatë nuk e di saktësisht se me cilat të dhëna ka punuar Cambridge Analytica. Tani kur i kërcënon një hetim, ata thonë se nuk kanë pasur në fakt kaq shumë të dhëna. Në të ardhmen mund të ekzistojnë sipërmarrje që do të punojnë në një mënyrë të tillë pa e bërë publike dhe pa shitur mend.
DW: A nuk hap kjo dyert për një manipulim pa kufi?
Michal Kosinski: Unë jam optimist. Nuk dua të kuptohem si dikush që nxit frikëra. Unë besoj se këto teknologji e përmirësojnë përditë jetën tonë – dhe e kanë bërë këtë edhe në vitet e fundit. Potenciali i tyre i plotë ende nuk është shfrytëzuar. Por si çdo teknologji tjetër, edhe kjo mund të shpërdorohet. Algoritmet mund të përdoren për medikamentin e duhur, të konstatojnë që ke depresion e edhe të parashikojnë që ekziston një rrezik për të vrarë veten dhe të gjejnë pastaj rrugën më të mirë si të veprohet. Me të njëjtat algoritma edhe mund të të manipulojnë, për të blerë diçka ose për t’i besuar një gënjeshtre. Kjo është si në mjekësi: me të mund të shërosh, por edhe të helmosh. Këtu shoqëria duhet të vërë kufij e edhe t’i imponojë ato.
Michal Kosinski është psikolog, ekspert për të dhënat dhe psikometrik. Aktualisht ai punon në Stanford Graduate School of Business në SHBA.
Pyetjet i bëri Matthias von Hein.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...