Fundi i ‘pasaportave të arta’, BE ndalon përfundimisht shitjen e shtetësisë

Autori: Gazeta inFokus
09:19 | 07 May 2025
Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Evropian ka ndaluar përfundimisht dhënien e të ashtuquajturave “pasaporta të arta”, duke i dhënë fund një praktike që lejonte investitorët e huaj të blinin shtetësinë në vendet anëtare të BE-së.
Vendimi i gjykatës i jep fund programit të fundit aktiv të këtij lloji, atij të Maltës, e cila deri tani ishte shteti i vetëm në BE që vijonte me një skemë të tillë. Programe të ngjashme në Qipro dhe Bullgari ishin ndërprerë më herët.
Sipas gjykatës, këto praktika e shndërrojnë shtetësinë në një transaksion tregtar dhe cenojnë lidhjen ligjore e morale mes qytetarit dhe shtetit. Gjykata theksoi se një marrëdhënie e tillë duhet të bazohet në solidaritet, vullnet të mirë dhe lidhje reale me vendin përkatës – jo vetëm në investime financiare.
Aktivistë të shoqërisë civile në Maltë, përfshirë blogerin antikorrupsion Manuel Delia, e kanë mirëpritur vendimin, duke e cilësuar si një fitore për vlerat evropiane. Delia, bashkëpunëtor i ngushtë i gazetares së ndjerë Daphne Caruana Galizia, kishte luftuar prej më shumë se një dekade kundër këtij programi, duke vënë në dukje mungesën e transparencës dhe rreziqet e përfshirjes së individëve të dyshimtë në listat e shtetasve të rinj, përcjell albinfo.ch.
Komisioni Evropian kishte nisur procedura ligjore ndaj Maltës që në vitin 2022, duke argumentuar se shtetësia e BE-së nuk mund të jepet thjesht në këmbim të investimeve. Sipas të dhënave, shumë nga aplikantët nuk plotësonin kushtin e qëndrimit real në territorin maltez.
Ky vendim pritet të shërbejë si precedent për ndalimin e çdo përpjekjeje të ardhshme nga vendet anëtare për të ringjallur praktika të ngjashme, duke mbrojtur kështu integritetin e shtetësisë evropiane.

Të tjera
-
Mendimi për motin: Nesër temperaturat deri në 24C
Mendimi për motin – 14.05.2025 Pas natës të ftohtë, me minimale që zbresin...
-
Osmani: Liderët politikë ta kenë primar interesin e vendit, imazhi i shtetit po dëmtohet nga mos-konstituimi i Kuvendit
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në një paraqitje para mediave, u pyet edh...
-
Behrami takohet me kongresistin amerikan: Kërkova nga ai që të adresohen në kongres shqetësimet për Gjykatën Speciale
Deputeti i PDK, Artan Behrami është takuar me kongresistin amerikan Pete Sess...
-
Costa e thekson se heqja e masave lidhet me deeskalimin në Veri: Shpresoj që ngjarjet e fundit të jenë përjashtim
Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, ka thënë se do të donte të ki...
-
Osmani para Costas kërkon t’i hiqen masat Kosovës dhe që aplikimi për anëtarësim të mos arkivohet
Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se vizioni i presidentit të Këshillit të BE...
-
Përplasja mes Komunës dhe “Pastrimi”-t, Rama: Sabotazha nuk kalon – nis sonte largimi i mbeturinave në Prishtinë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas ndërprerjes së shërbimev...
-
Muharremi: Çmimet më të lartat në dy dekadat e fundit
Opinionisti Shenoll Muharremi vlerësoi se asnjëherë në dy dekada çmimet nuk k...
-
Gjenerali gjerman vizitë në KFOR, kërkohet frymë e re dialogu Kosovë-Serbi
Sot, Komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, Gjeneral Major Enrico...
-
PD fiton 2 mandate në Kukës, PS 1, ja deputetët
Në qarkun e Kukësit ka përfunduar numërimi i votave preferenciale dhe Partia ...
-
Rubio do të marrë pjesë në bisedimet Rusi-Ukrainë në Turqi
Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara, Marco Rubio, do të udhëtojë drej...
-
Turqia, ShBA e Siria do të diskutojnë mbi premtimin e Trump për heqjen e sanksioneve
Ministrat e Jashtëm të Turqisë, Shteteve të Bashkuara dhe Sirisë do të takohe...
-
Gjenerali gjerman vizitë në KFOR, kërkohet frymë e re dialogu Kosovë-Serbi
Sot, Komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, Gjeneral Major Enrico...