Lajme

Ftohtë e ngrica, moti për javën e ardhshme

Autori: Gazeta inFokus 15:46 | 19 December 2021

Java e ardhshme do të fillojë e ftohtë, me ngrica dhe e thatë.

Por, sipas Prishtina Weather, në pjesën e dytë të javës do të ketë rritje të temperaturave e mundësi për shi.

Ditën e hënë pasdite paraqiten kushte për reshje të dobëta shiu dhe bore, kryesisht në veri e verilindje të vendit.

-Advertisement-

Nga e enjta do të ketë shtim të vransirave, e nga dita e premte rryma më të ngrohta ajrore që depërtojnë nga Mesdheu edhe sjellin rritje të temperaturës, e pritet që të reshura shiu të përfshinë vendin në ditët e fundjavës.

“Ditëve të para të javës qarkullimi ajror do të jetë i mirë që të mbajë ndotësit ajror të shpërndarë, e ku edhe indeksi i cilësisë së ajrit në shumicën e stacioneve mbetet në vlera të pranueshme, e nga dita e martë, do të ketë periudha më të gjata të qetësisë, e ndotësit ajror mbeten më të përqëndruar pranë sipërfaqes, e cilësia e ajrit përkeqësohet në vlera të dobëta e shumë të dobëta, sidomos ditën e mërkurë” thuhet në njoftimin e Prishtina Weather.

Temperatura më e ulët do të shënohet të mërkurën, -7 gradë Celsius.

Ndërkaq, më e larta do të jetë të premten, 8 gradë Celsius.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera