Lajme

Ftohet prokuroria të nis hetimet, për rrymën e paguar nga kosovarët për serbet e veriut

Autori: Gazeta inFokus 15:09 | 18 June 2017

Janë së paku 8 deri në 10 milion euro që paguhen çdo vite nga konsumatoret kosovarë për rrymën e shpenzuar nga serbet e pjesës veriore të Kosovës, e KMDLNJ ka nxitur prokurorinë që të nis hetime sepse ka bazë të mjaftueshme të veprës penale.

Behxhet Shala Kryetari i KMDLNJ-se, në një prononcim për Indeksonline ka thënë se lejimi i një veprimi të tillë një ZRRE-ja, është një skandal, te mbulohen humbjet në këtë mënyrë është shkelje e rënë.

“Kështu nuk ka asnjë vend në botë kur dikush paguan shpenzimet e rrymës për dikë tjetër. Kjo mund të bëhet nëse është një kategori sociale e cila e ka të pa mundur të paguaj por në kemi të bëjmë më komunat serbe që nuk janë në asistencë sociale ose raste sociale, ky është një rast unikat në botë kur dikush detyrohet të paguaj faturat për të tjerët”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Shala ka thënë se kjo nuk është vetëm shkelje e të drejtave të njeriut por edhe shkelje e të drejtave të konsumatorëve e gjithashtu është edhe falsifikim i dokumentacionit sepse faturat po ju dërgohen konsumatorëve më një përmbajtjen e cila nuk përkon me shpenzimet e rrymës.

“Ne kemi kërkuar që dikush të thirret në përgjegjësi dhe të fillojnë hetimet, sepse ZRRE-së e cila do të duhet të ishte rregullator, ajo është bërë ortak i këtij skandali të rëndë. Nuk mund të amnistohet një kategori e qytetarëve të pa përgjegjshëm dhe ngarkohet një kategori tjetër e qytetarëve me shpenzime enorme. Kjo është një shkelje kushtetuese dhe ligjore me të cilën prokuroria ka bazë të mjaftueshme që të nisë hetime, ka thënë Shala.

Kryetari i KMDLNJ-së ka kërkuar që vetë shteti të dal me një qëndrim serioz dhe shpjegim se si është lejuar një gje e tillë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera