Lajme

Ftohet nga Specialja edhe Rrahim Hashimi

Autori: Gazeta inFokus 15:56 | 05 November 2021

Gjykata Speciale e Hagës ka ftuar në cilësinë e të dyshuarit edhe Rrahim Hashimin ish-ushtarë i UÇK-së.

Hashimi ka bërë të ditur se kjo është hera e dytë që intervistohet, shkruan Gazeta Infokus.

“Të nderuar familjar, miq e bashkëluftuar ju njoftoj se sot jam thirrur nga zyra e prokurorit të specializuar në Hagë për tu intervistu në cilësinë e të dyshuarit të Marten me 09.11.2021

-Advertisement-

Kjo është hera e dytë që intervistohem, hera e parë ka qenë me datën 09.04.2019”, ka shkruar ai.

Hashimi ka thënë se nuk është i njoftuar nëse ka një aktakuzë të ngritur apo jo, por ftesës do t’i përgjigjet pozitivisht. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera